programi pËr fËmijËt dhe tË rinjtË
Mësoni se si kafshët mbahen në izolim dhe se si ato duhet të jetojnë të lira.
Programi edukativ në Qendrën për Edukim Mjedisor "Thesaret e Natyrës"
Qendra për Edukim Mjedisor "Thesaret e Natyrës" është themeluar me qëllimin që të mundësojë realizimin e programit i cili ka qëllim edukativ dhe inspirues për vizitorët tanë, duke prezantuar storjet emocionale dhe faktet për promovim ngritje të vetëdijes në tema të veçanta si; Mirëqenia e Kafshëve dhe Mbrojtja e Natyrës.
Programi edukativ është kombinim i aktiviteteve unike të dizajnuara për të dhënë informacion në mënyra praktike, përmes lojës, dhe të jenë lehtë të kuptueshme. Këto aktivitete mbulojnë tema të llojllojshme nga natyra dhe mbrojtja e specieve.
Zbulimi i Thesareve të Natyrës
Koncepti ynë "Gjuetia e Thesarit" është një aktivitet edukativ i cili vë në lëvizje mendjen dhe trupin e vizitorëve tanë për të gjetur përgjigjet e një liste të pyetjeve të cilat testojnë njohuritë e përgjithshme të vizitorëve tanë për kafshët dhe natyrën. Duke njdekur udhëzimet dhe duke gjetur copëza informacionesh të fshehura në hapësirat e jashtme dhe të brendshme të qendrës tonë. Nëse janë të suksesshëm, do të fitojnë titullin "Hero i Natyrës". Kjo përvojë e veçantë dhe sfiduese e të mësuarit ofrohet pa pagesë për të gjithë vizitorët e PYLLIT TË ARINJVE Prishtina.
Klasat e mësimit në natyrë
Këtu tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, ne ofrojmë një model të veçantë të edukimit të quajtur "Shkolla në Pyll", në të cilën nxënësit vizitojnë ambientet natyrore për të ndjekur programin edukativ . Përmes aktiviteteve të cilat angazhojnë edhe nxënësit edhe mësuesit, ne zhvillojmë diskutime dhe prezantime në temat e ndërlidhura me natyrën, kuize të ndryshme, punëtori, ecje në natyrë, aktivitete riciklimi, sport, etj.
Tek PYLLI I ARINJVE Prishtina dhe Thesaret e Natyrës shërbehen pije dhe ushqime të ndryshme, ato mund të porositen sipas dëshirës dhe nevojës tuaj. Grupet e nxënësve nga shkollat mund të rezervojnë tavolinat paraprakisht.
Ju mirëpresim tek PYLLI I ARINJVE Prishtina!
Programi Edukativ: TË MËSUARIT NË NATYRË
Ky udhëzues është hartuar për ta bërë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve edukative gjatë vizitave në natyrë që organizoni me nxënësit tuaj. Përmes këtij udhëzuesi por edhe të gjithë infrastrukturës që kemi zhvilluar në PYLLIN E ARINJVE Prishtina ne kemi për qëllim që të promovojmë një qasje praktike në fushën e edukimit, e cila në qendër ka përdorimin e natyrës si një element i domosdoshëm për zbatimin e kurrikulës arsimore.
Përmes 5 aktiviteteve edukative të përzgjedhura për t’u zbatuar me nxënësit në natyrë, ky material është përgatitur posaqërisht për të gjithë ju që në veprimtarinë tuaj keni punën me fëmijët apo nxënësit, ne kemi dizajnuar këto aktivitete me udhëzime praktike, të cilat do të ju ndihmojnë që vizitat në natyrë ti shëndrroni në përvoja të paharrueshme edukative.
Duke eksploruar natyrën përmes lojës, fëmijët do të përjetojnë përvoja ndërvepruese të të mësuarit, të cilat do ta bëjnë më të bukur rrugëtimin e tyre drejt dijes.