Ariu Hana ulur pranë pishinës

JEMI NË GJUM TË DIMRIT


PYLLI I ARINJVE Prishtina do të jetë i MBYLLUR
nga 24/12/2024 deri më 12/02/2025

NJIHUNI ME ARINJTË TANË
Pamje nga droni e PYLLIT TË ARINJVE Prishtina

20 KILOMETRA LARG NGA prishtina


16 Hektarë hapësirë e përshtatur në habitat për arinjtë e shpëtuar

Ku gjendemi?

pylli i arinjve PRISHTINA

PYLLI I ARINJVE Prishtina është strehimore e kafshëve në Kosovë e cila ofron kujdes të veçantë për arinjtë e murrmë të shpëtuar nga mbajtja private. PYLLI I ARINJVE Prishtina është projekt i FOUR PAWS International, organizatë globale për mirëqenien e kafshëve për kafshët nën ndikim direkt nga njerëzit, e cila shpërfaq vuajtjen, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Vizioni ynë është një Botë ku njerëzit i trajtojnë kafshët me respekt, empati dhe mirëkuptim.

Shtegu i vizitorëve

Shtegu pËr vizitorë

Njihuni me arinjtë tanë derisa shijoni ecjen në shtegun e vizitorëve

më shumë
Aktivitetet edukative tek PYLLI I ARINJVE Prishitna

aktivitetet edukative

Gjetja e Thesarit, Shtegu i Natyrës, Klasa në Natyrë

më shumë
Hapsirat për ngjarje tek PYLLI I ARINJVE Prishtina

hapËsira për aktivitete

Konferenca, Seminare, Trajnime, Ditëlindje

rezervimi dhe ofertat
Restorani familjar tek PYLLI I ARINJVE Prishtina

restorani

Në restoranin tonë servohet meny tradicionale, vegjetariane, vegane

më shumë

LAJMËRIM:

PYLLI I ARINJVE Prishtina është i hapur çdo ditë.
Orari i rregullt i punës: 10:00 - 16:00.

MË SHUMË

BILETAT

Të rriturit: 2.50€
Fëmijët: 1.50€
Mbi 65 vjeç: 1.50€
Familjare (prind): 2.00€
Familjare (fëmijë): 1.50€
Nxënës: 1.00€
Grup 10+ persona: 2.00€
Fëmijët nën 4 vjeç: 0.00€

MË SHUMË

ADresa

Mramor, afër Liqenit të Badovcit
10'000 Prishtinë  
Kosovë

HARTA
Qendra për edukim mjedisor tek PYLLI I ARINJVE Prishtina

Qendra për Edukim Mjedisor

Programi edukativ për fëmijë dhe të rinjë

Programi edukativ për fëmijë dhe të rinjë 

Çfarë mund të bëni tek Pylli i Arinjve Prishtina?

Aktivitetet në ambiente të jashtme

● Trail Shtegu i Vizitorëve
● Përjetim përrallor në Shtegun e Natyrës 
● Ekspozitat në ambientet e jashtme
● Klasat në pyll
● Amfiteatri
● Këndet për selfie
 

Ushqim & pije, dhe hapësira të punës

●  Restorani, ku servohet ushqim vegjetarian dhe tradicional
●  Organizime familjare, ditëlindje
●  Hapësira të punës dhe takimeve: Seminare, Konferenca, Trajnime.
 

Hapësira të lira (pa pagesë)

● PA PAGESË koncepti "Gjetja e Thesarit" për fëmijë
● PA PAGESË këndi i lojërave për fëmijë
● PA PAGESË zip-line për fëmijë
● PA PAGESË parking për bicikleta dhe vetura

Si mund të vini tek PYLLI I ARINJVE Prishtina?

Me veturë

PYLLI I ARINJVE Prishtina gjendet 20km larg nga Prishtina.

Për të ardhur tek PYLLI I ARINJVE Prishtina duhet të zgjedhni rrugën Prishtinë - Gjilan (nëpërmes Graçanicës), kur arrini tek pompa e benzinës 'Tempo', ktheheni në të majtë në rrugën e fshatit Mramor, pas 100 metrave ktheheni përsëri në të majtë dhe do të shihni shenjat 'PYLLI I ARINJVE Prishtina', vazhdoni të ndiqni rrugën e asfaltuar e cila ju sjellë në parkingun tonë.
 

Me taksi

Ne kemi një marrëveshje me kompaninë vendore të taksive "BLUE TAXI"
Çmimi i transportit nga Prishtina deri tek PYLLI I AIRNJVE Prishtina është 12.00€
Nëse ju dëshironi që taksi të ju pret derisa të përfundoni vizitën tuaj do t'ju kushtojë 5.00€
Vajtje dhe ardhje së bashku me koston e pritjes do të ju kushtojë 25.00€

Numrat e telefonit (Blue Taxi): 
+383 44 800 900 (Viber + WhatsApp)
+383 49 800 900 (Viber + WhatsApp)
 

Me biçikletë dhe duke ecur në shtigjet malore

Tek PYLLI I ARINJVE Prishtina mund t vini edhe me biçikletë apo duke ecur, këto janë 2 opsione:
1. Nga Prishtina në rrugën e cila kalon nga fshati Grashticë 24km
2. Nga Gërmia duke ecur/çikluar në Shtegun e Arinjve 11km
 

Me autobus

Janë dy opsione për të arritur tek PYLLI I ARINJVE Prishtina me autobus:

1. Autobusët regjional të linjës Prishtinë - Gjilan.
2. Autobusi lokal i linjës Prishtinë - Mramor - Prishtinë, me këto orare:

Orari i nisjeve nga Prishtina, stacioni i autobusëve Plepat (Hëne - Premte): 07:00, 10:30, 12:00, 13:30, 15:30, 17:30, 19:30.
Të shtuneve dhe në ditë të festave: 07:15, 10:30, 15:30, 19:15.
Të dielave: 10:00, 18:00.

Orari i nisjeve nga Mramori (Hëne - Premte): 06:00, 06:40, 08:00, 11:30, 13:00, 14:30, 18:30.
Të shtuneve dhe në ditët e festave: 06:30, 08:00, 11:30, 16:30.
Të dielave: 9:00, 17:00.

arinjtë tanë

Këta janë 20 arinjtë e murrmë që jetojnë tek PYLLI I ARINJVE Prishtina.
Të gjithë dikur kanë jetuar jetë të dhimbshme dhe të vështirë, këtu mund të njiheni me storjet e tyre.

Ariu ynë Pashuku në dimër

A keni ndonjë pyetje? 


Ju lutemi na kontaktoni

KËTU

Kërko