Environmental Education Center

Qendra për Edukim Mjedisor "THESARET E NATYRËS" është projekt i ri brenda PYLLIT TË ARINJVE Prishtina, dhe ka për mision edukimin dhe ngritjen e vetëdijes për mirëqenien e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit. THESARET E NATYRËS brenda saj ka katër komponenta:

- Edukimin jo-formal përmes konceptit "TREASURE HUNT/GJETJA E THESARIT" dhe aktivitete të tjera edukative për fëmijë dhe nxënës brenda dhe jashtë qendrës,
- Ushqim i shëndetshëm dhe organik në restoranin familjar, me pjata unike, kombinim i kuzhinës vendore dhe vegjetariane,
- Dyqani i suvenireve ku promovojmë dhe shesim produkte vendore të prodhuar nga biznese të ndryshme familjare, individë, artistë dhe shoqata të ndryshme,
- Dhomat e konferencave, moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për seminare, punëtori.

Thesaret e Natyrës është hapur me qëllimin që të ofrojë një përvojë më të gjerë dhe më unike për vizitorët që vijnë të shohin punën tonë me arinjtë e shpëtuar nga robëria, kësisoji vizitorët kanë rastin të mësojnë më shumë për mirëqeninen e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit, të ushqehen shëndetshëm dhe shijshëm dhe të rrethuar nga një ambient i mrekullueshëm, dhe para se të largohen të marrin një suvenir si një kujtim nga vizita e tyre tek ne, blerja e të cilit ka ndikim direkt në mirëqenien ekonomike tek bashkpunëtorët tanë që i krijojnë këto suvenire.

Restorani tek PYLLI I ARINJVE Prishtina

Ushqimi dhe Pijet

Menu e shijshme tradicionale dhe vegjetariane

Më shumë
Salla e konferencave

Hapsira për konferenca dhe seminare

Konferenca, Seminare, Trajnime, Puntori.

Më shumë
Brown bear Pashuk in the snow

NËse keni ndonjË pyetje


Ju lutemi, na kontaktoni

KËTU

Kërko