Shtegu i vizitorëve në PYLLIN E ARINJVE Prishtina

ture tË udhËhequra nga ekspertËt

Turet tona tek PYLLI I ARINJVE Prishtina udhëhiqen nga kolegët tanë me përvojë të cilët do të ndajnë me ju fakte dhe detaje fascinuese rreth arinjve të murrmë

11.10.2021

TURET EDUKATIVE (rezervimi i obliguar)

Pasi t'i keni vizituar arinjtë tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, është e vështirë të paramendoni se si ata kanë jetuar dikur të mbyllur prapa grilave. Fatmirësisht, torturat nëpër të cilat ata kanë kaluar janë pjesë e të kaluarës. Tani ju do t'i shihni këta arinjë duke luajtur në pishina, duke kërkuar ushqim apo duke u relaksuar nën hijen e drunjve, me pak fjalë duke shijuar jetën e tyre tek PYLLI I ARINJVE Prishtina. Udhërrëfyesit e tureve tona me shumë kënaqësi do t'ju tregojnë detaje të ndryshme pvr secilin ari, dhe storjet e tyre nga e shkuara.

Në turet tona me udhërrëfyes, vizitorët shoqërohen nga ndonjë prej kolegëve tanë gjatë ecjes në shtegun prej 1.5 km. Kjo ecje i mundëson vizitorëve tanë që të shohin arinjtë dhe gjatë gjithë ecjes të dëgjojnë storjen e secilit ari, dhe gjithashtu të mësojnë më shumë për arinjtë si specie dhe mjedisin në përgjithësi. Kjo përvojë siguron që secili vizitor të krijojë një lidhje emocionale më të thellë me natyrën.

KONTAKTI DHE REZERVIMET:

Tel.: +383 45 826 072, +383 38 606 605
email: bearsanctuary-prishtina@four-paws.org

Kërko