SI TË VINI TEK NE?
Adresa: Mramor, afër Liqenit të Badovcit, 10'000 Prishtinë - Kosovë
Me veturë:
PYLLI I ARINJVE Prishtina gjendet 20 km larg nga Prishtina, Kosovë
Për të arritur tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, duhet të zgjidhni rrugën Prishtinë - Gjilan (nëpër Graçanicë), kur të arrini tek pompa e benzinës 'TEMPO' ktheheni në të majtë në rrugën e fshatit Mramor, pas 100 metrave përsëri merrni kthesën në të majtë dhe ndjekni shenjat që ju sjellin tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, në rrugën buzë liqenit.
Me taksi:
Ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e taksive, "BLUE TAXI"
- Çmimi i transportit nga Prishtina tek PYLLI I ARINJVE Prishtina është 12.00€
- Nëse dëshironi që taksi të ju presë gjatë vizitës tuaj, do të paguani plus 5.00€
- Vozitja në dy drejtimet dhe një orë pritje do t'ju kushtojë 25.00€
Numrat kontaktues:
+383 44 800 900 (Viber + WhatsApp)
+383 49 800 900 (Viber + WhatsApp)
Me biçikletë apo ecje malore:
PYLLI I ARINJVE Prishtina mund të arrihet edhe me biçikletë apo ecje malore:
1. Nga Prishtina përmes fshatit Grashticë 24 km distancë
2. Nga Parku Gërmia përmes shtegut të biçikletave dhe ecjes "SHTEGU I ARINJVE" 5.6 km
Me autobus:
Për të arritur me autobus tek PYLLI I ARINJVE Prishtina janë të mundshme dy opsione:
1. Autobusët e linjave ndër-urbane Prishtinë - Gjilan
2. Linja lokale e autobusit nga Prishtina në fshatin Mramor me këtë orar:
- Orari i nisjeve nga Prishtina/stacioni Plepat (E hëne - E premte)
07:00, 10:30, 12:00, 13:30, 15:30, 17:30, 19:30.
- Të shtuneve dhe ditëve të festave:
07:15, 10:30, 15:30, 19:15.
- Të dielave
10:00, 18:00.
- Orari i nisjeve nga Mramori (E hëne - E premte):
06:00, 06:40, 08:00, 11:30, 13:00, 14:30, 18:30.
- Të shtuneve dhe ditëve të festave:
06:30, 08:00, 11:30, 16:30.
- Të dielave:
9:00, 17:00.